
Më 11 shtator 2001, e gjithë bota do të tronditej nga një sulm terrorist që goditi zemrën e SHBA-ve – World Trade Center.
Me autorisinë e marrë nga Osama bin Laden, kreu i al-Qaeda-s, amerikanët do të nisnin një mësymje në Afganistan, e cila do të zgjaste 20 vjet.
Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në Nju Jork duket se është “një sulm terrorist kundër vendit tonë”.
Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit, selisë së mbrojtjes amerikane, pranë Uashingtonit.
Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.
Në total, 2.977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.
Sot, 22 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë – apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake – qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë.



