Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Libofshë, në vendin e quajtur Rreth Libofshë. Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke lënë të plagosur drejtuesen me inicialet A.P.
E lënduara është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor, që mbërritën në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



