
Një 24-vjeçar shqiptar ështtë arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi u kap në një parcelë me rreth 1200 rrënjë kanabis. Sipas mediave spanjolle, operacioni është zhvilluar në një fermë në “Jarandilla de la Vera”, ku Garda Civile ka shkatërruar plantacionin dhe ka vënë në pranga të riun shqiptar.
Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se shtetasi shqiptar ishte kujdesur për lëndën narkotike, e cila ishte mbjellë në hapësira të ndryshme. Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm që ishin të lidhur me rezervuarë uji.



