Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën e sigurimit për shtetasin Embro Sulejmani, arrestuar pak ditë pas ndalimit të Ergys Agasit në Durrës. Sulejmani dyshohet se i ka shërbyer Agasit gjatë kohës që ky i fundit i fshihej ndjekjes penale.
Gjykata e shkallës së parë me kërkesë të prokurorisë së Posaçme e kishte lënë në ‘arrest në burg’, ndërkohë Apeli i Posaçëm, vendosi ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim për të dalë jashtë vendit’.



