Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në Greqi, 27-vjeçari u vra për para

Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në Greqi, 27-vjeçari u vra për para

Autoritetet greke kanë dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të hënës në Mykonos në Greqi, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar. Sipas mediave greke, 27-vjeçari punonte në ndërtim, ndërsa dyshohet se është vrarë pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët.

Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarët që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt situate u nxeh dhe gjithçka agravoi në dhunë.

Nga përleshja, i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos, ku qëndronte pa dokumente. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy