Organizonte dasma/ Gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një lokali në Fier

Organizonte dasma/ Gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një lokali në Fier

Policia e Fierit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë, 63-vjeçarin me iniciale F.V, pasi organizonte dasma në restorantin e tij. Sipas Policisë, 63-vjeçari ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Fierit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me administratorë shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy