Shkodra është kthyer në një “miniVenecia” të Shqipërisë, pas shirave të rrëmbyeshëm që ranë gjatë tërë natës në këtë zonë.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje, duke bërë që rrugët e Shkodrës të mbulohen nga uji.
Për shkak të reshjeve intensive, pedonalja thuajse është kthyer në një lumë të rrëmbyeshëm, teksa merrte me vete çfarëdo që i dilte përpara.
Kjo situatë ka sjellë kështu probleme me lëvizjen e qytetarëve.



