
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Patos ku një 64 vjeçar u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në fshatin Dukas, Patos, ku dyshohet se shtetasi Luan Velmishi, rreth 64 vjeç, ka vrarë veten, në oborrin e banesës së tij, me armë gjahu të cilën e kishte me leje. Mësohet se 64 vjeçari vuante nga diabeti dhe se aktin e rëndë për jetën e ka ndërmarrë në kushte të rënda psikologjike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.



