Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Audi" është përplasur me një mjet tjetër, i cili si pasojë e goditjes ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit të përplasur ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej tyre po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ndërsa dy vajza janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për trajtim.
Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



