
Një shpërthim eksplozivi tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Për ‘MCN live”, korrespodenti Juli Simoni, thotë se objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali "Amigo" në pronësi të Ilir Marvukaj, në lagjen "Besëlidhja", në bllokun e banimit pranë Lumit Drin.
Sipas tij, dyshimet e para të pistës së hetimit çojnë në veprimtaria e pronarit Markvukaj
Ngjarja ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Nga veprimet paraprake të policisë dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, bëhet me dije se autori ka qenë një person, i maskuar i cili ka vendosur lëndën plasëse para derës së lokalit dhe është larguar në këmbë.
Lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamerat në zonë, por për shkak të maske që mbante në kokë nuk është arritur të identifikohet. Në dëshminë e tij paraprake në polici, pronari i biznesit Markvukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte.Ngjarja e ndodhur te lokali është afër Komisiariatit të Policisë çka e shtojnë pasigurinë te qytetarët.
Grupi hetimor po mbledh çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek veprimtaria e 47-vjeçarit Ilir Markvukaj.
Policia po kalon në si të çdo problematike që ai mund të ketë patur në të shkuarën dhe gjatë kohëve të fundit, ndërsa ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasëse, shpërthimi i së cilës shkaktoi frikë dhe panik tek banorët e zonës.
Në 2017 Markvukaj ka qenë i arrestuar për organizimin e trafikut të 25 kg kanabis drejt Kosovës.



