
Pika e Llogorasë, një nga vendet më të bukura me pamje madhështore është pastruar tërësisht.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë ndryshim, ndërkohë që u bëri edhe një kërkesë qytetarëve.
Gati edhe ballkoni i pastruar mbi pasqyrën mahnitëse të Llogorasë. E vetmja kërkesë për ju që do të vizitoni bregdetin: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë!.
Në pikën panoramike të Llogorasë që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar gjithçka dhe janë hequr vjetërsirat që shëmtonin zonën, duke i lyer muret dhe vënë koshat.



