Një person është gjetur i varur mëngjesin e sotëm në një fshat në Korçë.
Rreth orës 08:50, në fshatin Mborje, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi M. X., 52 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.



