“Porsche” del nga rruga, plagosen tre vajza

“Porsche” del nga rruga, plagosen tre vajza

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Shkodër-Lezhë, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur tre shtetase.

Sipas informacioneve të policisë, të vajza të reja udhëtonin me automjetin tip “Porsche”, i cili ka dalë nga rruga. Të plagosurat janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

3 të reja kanë mbetur të plagosura pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Automjeti tip “Porsche” më drejtuese 20-vjeçaren R. P., ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e makinës dhe 20-vjeçarja D. N., të dyja banuese në Malin e Jushit të Vaut të Dejës, si dhe 18-vjeçarja I. K., banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy