Mbi 1792 ankesa janë depozituar nga qytetarët kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025, ku 40% e tyre janë për vendime të padrejta, pasuar nga zvarritjet në gjykim dhe moszbardhja në kohë e vendimeve.
Në raport thuhet se për 13 gjyqtarë dhe prokuror janë kërkuar masa pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.



