Stërvitja e NATO-s në Sazan/ Forca Detare: Sot dhe nesër ndalohet lundrimi në afërsi të ishullit

Stërvitja e NATO-s në Sazan/ Forca Detare: Sot dhe nesër ndalohet lundrimi në afërsi të ishullit

Kapiteneria detare në Vlorë, njofton se të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit.

Kjo për faktins e Forcat e NATO-s bashkë me Forcat shqiptare po zhvillojnë në Sazan stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3”.

Në kuadër të programit të stërvitjes, sot dhe nesër do të ndalohet lundimi rreth ishullit të Sazanit.

Komanda e Forcës Detare, ju vëmë në dijeni se gjatë periudhës 30-31 tetor 2023 Forcat e Armatosura të R.SH-së në kuadër të programit të stërvitjeve të NATO-së do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” në ishullin e Sazanit dhe përreth tij.

Stërvitja e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” do të zhvillohet në periudhën 30-31 tetor 2023.

Të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit të

Sazanit dhe pranë mjeteve lundruese ushtarake të NATO-s gjatë periudhës 30-31 tetor 2023.

Për sa më sipër, ju lutemi të merrni masa për shmangien e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy