Nuk u lirua për në funeralin e motrës në Berat/ 32- vjeçari tenton vetëvrasjen në burg

Nuk u lirua për në funeralin e motrës në Berat/ 32- vjeçari tenton vetëvrasjen në burg

Sot është zhvilluar ceremonia mortore e 37- vjeçares Brunilda Kovaçit, e cila u gjet e vrarë në Francë. Ndërkohë në varrimin e saj nuk janë lejuar që të marrin pjesë dy vëllezërit e saj që ndodhen në burg.

Shpëtim Kovaçi,vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin.

Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut,të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nē Sallën e Operacionit.

Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se,ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit tē marrë,ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy