
Një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Vlorës paraditen e sotme, i përplasur nga një makinë. Rreth orës 09:30, në lagjen “28 Nëntori”, shtetasi R. G., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin V. C., 62 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



