Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live se ka nisur procedura për ekstradimin e Jetmir Pepës nga Dubai në Shqipëri.
Më tej, Pula tha se ky grup kriminal kishte investuar në hidrocentrale.
Ka informacione se Pepa është prangosur në Dubai.
Ka nisur procedura për ekstradim në Shqipëri. Nuk është më pengesë Dubai për të ekstraduar ata që akuzohen. Gati 90% e veprave të atyre që fshihen në Dubai, janë vepra të rënda penale. Ka dyshime që Pepa është kreu i grupit kriminal, sa i përket hetimit të SPAK që konkludoi me 11 masa sigurie të lëshuara 2 muaj më parë. Ra në sy pjesa e aseteve që ishin investuar.
Ndryshe nga grupet e tjera, bie në sy që ky grup ka pasuri të natyrës hec. 33% të aksioneve të një hidrocentrali në vend i përkasin Pepa Group.
SPAK ka ngritur 4 akuza ndaj Pepës dhe grupit të tij.
Ashtu si grupe të ngjashme, bie në sy që kemi potencial të madh ekonomik dhe sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike.



