Vrasja e tre grave në Tiranë/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë

Vrasja e tre grave në Tiranë/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë

Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë, me moton “Boll më”.  

Tre vrasje të njëpasnjëshme dhe tre plagosje u kryen në një periudhë kohore prej jo më shumë se 30 minutash, nga Dan Hutra, një person me precedentë të mëparshëm kriminalë, i cili tronditi mbarë opinionin publik.

‘Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq. Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez”, thanë aktivistet.

Kjo është protesta e parë që po mbahet për Dan Hutrën, i cili u arrestua në Sharrë mbrëmjen e djeshme nga policia.

Ai rezulton me dënime që në vitin 2007, kur vrau ish-bashkëshorten e tij e më pas, në mënyrë krejt të mistershme, u lirua nga qelia për të qenë sërish i lirë.

Në një periudhë të zgjatur kohore, Hutra kreu përdhunime e dhunime ndaj grave dhe vajzave që pati në jetën e tij, qofshin këto ish-partnere, apo të afërme të tyret.

Më flagranti gjithsesi është rasti i 1 marsit, me përmbyllje një vrasje të trefishtë, e cila edhe më e rëndë mund të kishte qenë në rrethana të tjera.

 Protesta ishte organizuar nga Kolektivi Feminist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy