
Një ditë pasi Parlamenti miratoi emrin e saj si kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo ka zhvilluar një takim 25 minuta me Adriatik Llallën, i cili i ka dorëzuar çelësat e zyrës.
Marku mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme për të marrë detyrën në orën 10:00 paradite, ndërsa 25 minuta më vonë paraardhësi i saj u largua nga institucioni që ka drejtuar për 5 vjet.



