Prostitucion në qendrat e masazhit në Tiranë, Prokuroria dërgon për gjykim dy vëllezër

Prostitucion në qendrat e masazhit në Tiranë, Prokuroria dërgon për gjykim dy vëllezër

Dy vëllezër janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, të akuzuar se përdornin qendrat e masazhit që administronin për prostitucion.

Mario dhe Andi Roshi akuzohen se pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri-tjetrin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit Mario Roshi dhe Andi Roshi, nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se dy vëllezërit, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri-tjetrin.

Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:

-‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;

-‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;

-‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe

-Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volkswagen’ dhe ‘Scoda Octava’.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për dy të pandehurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy