Mbi 800 të helmuar nga uji i pijshëm në Deçan/ Ramosaj: Dyshime se helmimi ishte i qëllimshëm

Mbi 800 të helmuar nga uji i pijshëm në Deçan/ Ramosaj: Dyshime se helmimi ishte i qëllimshëm

Kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj, është deklaruar sot rreth situatës së krijuar pas dyshimeve se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes. Ai ka njoftuar se 884 banorë të kësaj komune kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Ai në një konferencë për media, Ramosaj ka thënë se është hera e dytë brenda muajit që ka helmime nga uji dhe kjo i ka bërë të dyshojnë se kjo mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë, Ramosaj shton se kjo gjë duhet të vërtetohet nga organet kompetente.

“Deri më tani 884 pacientë i kanë pasur simptomat e njëjtë. Dy herë brenda një muaji e kemi pasur situatën e njëjtë kështu që po na shtynë që të mendojnë që kjo është diçka e qëllimshme. Por, le të mbetet në dorën e Prokurorisë së Shtetit që t’i zhvillojë hetimet. Nëse vërtetohet se ka pasur helmim atëherë ne ndaj Ujësjellësit Regjional ‘Hidrodrini’ do të marrim masat ligjore në fuqi të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Po ashtu, Ramosaj ka potencuar se rezultatet kimike janë marrë ndërsa janë në pritje të atyre biologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Pejë.

Sipas tij, rezultatet në aspektin kimik tregojnë se uji nuk paraqet ndonjë problem dhe se mund të përdoret për pije kurse rezultatet e atyre biologjike pritet të tregojnë dhe vërtetojnë shkakun.

“Ne kemi pasur katër takime me IKSHPK-në në Pejë. Rezultatet kimike i kemi marrë nga ata. Tani po i presim edhe rezultatet biologjike deri kah mbrëmja edhe pastaj duhet edhe analiza të tjera. Kimikisht është vlerësuar që nuk ka ndonjë telashe për përdorimin e ujit të pijes. Tani jemi duke pritur edhe analizat biologjike”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka treguar se vetëm në ditën e shtunë janë paraqitur 164 raste.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, njësia operative në Deçan, ka theksuar se deri në arritjen e rezultateve konsumatorët e fshatrave në fjalë janë të lutur që ujin mos ta përdorin për pije.

Por, nuk dihet ende nëse shkaktari i helmimeve është konsumi i ujit apo jo, deri sa kjo gjë të konfirmohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy