Dhunë, vjedhje dhe drejtim i mjetit i dehur/ Tre persona në prangat e policisë

Dhunë, vjedhje dhe drejtim i mjetit i dehur/ Tre persona në prangat e policisë

Tre persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

Një 50-vjeçar u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa një 27-vjeçar u prangos për dhunë ndaj xhaxhait.

Në pranga përundoi një tjetër shtetas që u kap duke vjedhur lëndë kimike.

 

NJOFTIMI

DVP Elbasan / Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në Cërrik, pasi, në aksin rrugor “Cërrik-Gostimë”, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Dasar, Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi S. Gj., banues në fshatin Fanjë, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur lëndë kimike (plehra) në magazinën e shtetasit M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy