
Një e moshuar përfundon në gjendje të rëndë në spital, pasi paraditen e kësaj të diele ka rënë nga soleta e banesës së saj.
Burime policore bënë me dije se e moshuara me inicialet R.L., 72 vjeçe është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



