Divorci më i shtrenjtë/ Diella kërkon ndarjen dhe 1 milion euro nga krijuesi (VIDEO)

Divorci më i shtrenjtë/ Diella kërkon ndarjen dhe 1 milion euro nga krijuesi (VIDEO)

Çdo kush do ëndërronte të kishte një raport të tillë, Por Diella jo vetëm që s’do të jetë Ministre e kabinetit Rama por më keq akoma ka çuar qeverinë në gjyq. Në një padi, ajo kërkon divorcin digjital dhe po ashtu kërkon 1 milion euro.

 

“Diella” ministre pa pëlqim? Aktorja kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit dhe zërit të saj. Është kjo padi e siguruar nga “FactChecK” dhe depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë hedh dritë mbi prapaskenat e krijimit të “Diellës”, ministres virtuale për Inteligjencën Artificiale. Aktorja Anila Bisha kërkon masë sigurimi padie për të ndaluar përdorimin e imazhit dhe zërit të saj, duke pretenduar se ato janë përdorur pa pëlqimin e saj për krijimin e avatarit të ministres.

 

Sipas kërkesës, Bisha kishte lidhur më 3 dhjetor 2024 një kontratë me kompaninë “APEL” sh.p.k. për përdorimin e imazhit dhe zërit të saj vetëm për krijimin e Asistentit Virtual të platformës e-Albania. Në dokument theksohet se përdorimi ishte ekskluziv për këtë qëllim dhe nuk lejonte ripërdorim pa miratim të posaçëm.

 

Paditësja pretendon se më 12 shtator 2025, me shpalljen e qeverisë së re, është befasuar kur ka konstatuar se avatari i Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, i quajtur “Diella”, është ndërtuar mbi imazhin dhe zërin e saj. Sipas saj, për këtë përdorim të ri nuk është marrë asnjë autorizim dhe as nuk është vënë në dijeni.

 

Në padi përmenden edhe publikime në media ndërkombëtare si The Guardian, Le Figaro, AFP, Euroneës dhe të tjera, të cilat kanë ilustruar lajmet për ministren virtuale me imazhin e saj. Bisha pretendon se kjo ka sjellë dëm moral dhe profesional, duke krijuar një “duplikat digjital” që artikulon qëndrime politike pa lidhje me të. Për këtë dëm znj.Bisha kërkon edhe një kompensim financiar në vlerën e 1 milion euro.

 

Objekti i padisë përfundimtare parashikon kërkesë për dëmshpërblim në vlerën 1 milion euro, si dhe fshirjen e të gjitha publikimeve që përmbajnë imazhin dhe zërin e saj në këtë funksion. Aktualisht, ajo kërkon që gjykata të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të të dhënave të saj deri në përfundim të procesit gjyqësor.

 

Në dokument përmendet si palë e tretë kompania “APEL” sh.p.k., Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri. Pretendimi kryesor është se të dhënat personale janë përpunuar dhe përdorur përtej qëllimit fillestar kontraktual.

 

Emisioni “FactCheck” në MCN TV ka kontaktuar pronarin e kompanisë “APEL” për një qëndrim lidhur me pretendimet e ngritura në padi, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë asnjë përgjigje. Çështja mbetet tashmë në shqyrtim gjyqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy