Përgatisnin mina për 3000 euro, arrestohen dy persona në Durrës

Përgatisnin mina për 3000 euro, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit në tentativë për të shitur mina me telekomandë kundrejt përfitimit monetar. Burime nga policia bënë të ditur se gjatë operacionit të koduar “Distanca” janë sekuestruar katër mina.

Në pranga janë vënë shtetasit Agron Gurakuqi, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe Bledian Greca, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjatë kontrollit fizik, 46-vjeçarit shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Bledian Greca, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy