Dëmtuan Kalanë e Lezhës/ Identifikohen katër të mitur si autorë

Dëmtuan Kalanë e Lezhës/ Identifikohen katër të mitur si autorë

Katër të mitur janë autorët e dëmtimit të mureve të Kalasë së Lezhës, dy ditë më parë.

Policia ka bërë të ditur se autorët janë ndaluar ditën e sotme.

Burime pranë policisë se Lezhës bëjnë me dije se te miturit e përdornin oborrin e kalasë per te luajtur top, ndërsa se fundmi , roja i kalasë nuk i ka lejuar qe te futen pa prere biletat.

Katër të miturit nga mosha 13 deri ne moshën 15 vjeç, ka gjuajtur rastin kur ne zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri, dhe kanë shtyrë shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur.

Të miturit kishin filmuar njëri-tjetrin duke dëmtuar kalanë dhe videot ju ka gjetur policia ne telefon.

Te miturit janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë se Lezhës në prani të psikologut dhe me pas janë lenë të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy