Aksident tragjik në Itali, vdes 34-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij

Aksident tragjik në Itali, vdes 34-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe një italian. Sipas mediave italiane, viktimat ishin duke udhëtuar në autostradën “A4” midis San Dona di Piave dhe Cessalto.

Viktimat janë identifikuar si Erik Galluzzo, 28 vjeç, me origjinë nga Mortegliano dhe shqiptari  Eder Shqalshi, një 34-vjeçar, të dy me banim në Talmassons në provincën e Udine.

Ata ishin duke udhëtuar në një furgon, por u përplasën me një kamion dhe kanë humbur jetën. Goditja mes dy mjeteve ishte shumë e fortë dhe ata ndërruan jetë në vend.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë aksident, ku përveç dy viktimave ka mbetur dhe një person i tretë i plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy