Task-Forca e Antikanabisit është mbledhur këtë të enjte në Prefekturën e Shkodrës, ku është diskutuar mbi fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Prefektja Majlinda Angoni është shprehur se në vitin e lënë pas janë goditur më shumë raste, ndërsa mbledhja mes drejtuesve të institucioneve të ndryshme është shoqëruar me debate.



