Arrestohen 10 persona në Tiranë, dy prej tyre në kërkim nga policia

Arrestohen 10 persona në Tiranë, dy prej tyre në kërkim nga policia

Policia e Tiranes ka vënë në pranga sot 10 persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Përmes një njoftimi për mediat, policia jep detaje mbi aksionin e bërë në 24 orët e fundit.

Njoftimi i policisë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

10 shtetas në pranga, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Petro Marko”, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë;

- D. A., 31 vjeç dhe E. V., 37 vjeç, sepse në rrugën “Petro Marko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndëve narkotike (heroinë). Nga kontrolli fizik dhe në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike të llojit heroinë dhe 1 kokërr e gjysmë metadon.

Nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në rrugën “Aleksander Moisiu”, ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit J. C., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- A. M., 20 vjeç dhe Sh. J., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

- K. Gj., 53 vjeç, pasi në rrugën “Berisha” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

- E. C., 53 vjeç, pasi tek “Bulevardi i Ri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy