Zbardhen katër vjedhje në Orikum, në pranga dy persona me precedentë

Zbardhen katër vjedhje në Orikum, në pranga dy persona me precedentë

Zbardhen 4 raste të vjedhjes në Orikum, duke u vënë në pranga dy autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga ankesat e disa qytetarëve, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Orikum, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shatai”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

-Besnik Kushtaj, 43 vjeç dhe Lionel Konomi, 26 vjeç, të banues në fshatin Dukat i Vjetër, Orikum.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 4 vjedhje të ndryshme, konkretisht:

-më datë 07.09.2023, dyshohet se kanë vjedhur pajisje pune në një lokal, në rrugën nacionale Llogara-Orikum;

-më datë 15.05.2023, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, brenda në automjeti rulot me targa gjermane, në aksin rrugor Llogara-Orikum; 

 -më datë 02.05.2023, dyshohet se kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe sende me vlerë, në një banesë në fshatin Dukat;

-më datë 02.03.2023, dyshohet se kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në një banesë në fshatin Dukat.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy