
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtarin Sami Ujkashi, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
Vendimi u apelua nga gjyqtari, por KPA vendosi lënien në fuqi të shkarkimit të tij.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 46/2023, datë 18.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 692, datë 28.07.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 692, datë 28.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall më datë 29.07.2024, në Tiranë.
Sami Ujkashi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat, ndërsa në vitin 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Ai u pezullua në vitin 2011 për t’u rikthyer në punë në vitin2014.
Aktualisht e ushtron funksionin në gjykatën e juridiksionit të përgjithshëm të Kukësit.



