Përplasja me armë zjarri në Kallmet/ Gjykata e Lezhës liron nga qelia ish-kreun e Njësisë Administrative Besnik Simonin

Përplasja me armë zjarri në Kallmet/ Gjykata e Lezhës liron nga qelia ish-kreun e Njësisë Administrative Besnik Simonin

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, pas kërkesës për zëvendësimin e masës që ishte bërë nga avokati i 41-vjeçarit. Ndërkohë me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet në lidhje me përplasjen me armë zjarri në Kallmet dhe dosja pritet të dërgohet për gjykim. Nga veprimet hetimore të kryera prokuroria ka dalë më konkluzionin se ish-kreu i Njësisë Administrative ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke ndryshuar dhe akuzën ndaj tij “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”. Ndërsa Altin Marku do të përballet me akuzat “Vrasje me dashje, mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese më fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy