I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Shijak

I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Shijak

Një person i dënuar nga drejtësia italiane si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë, është vënë në prangat e policisë në Shijak.

Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 57”, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës. 

I ndaluari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 8 tetor 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike. 

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e 39-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy