
Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku një grua 67-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Lezhës, viktima është shtetasja P. P., e cila ndodhej në oborrin e banesës në momentin kur ndodhi incidenti fatal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



