Bindte të huajt të investoni në kriptovaluta, 30-vjeçari bie në pranga për mashtrim kompjuterik

Bindte të huajt të investoni në kriptovaluta, 30-vjeçari bie në pranga për mashtrim kompjuterik

Një 30-vjeçar përfundoi në pranga për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. J.M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Tiranë/Punë intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë operacioni policor i koduar "Sunday".  Vihet në pranga një 30-vjeçar i kërkuar për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Sunday".

Si rezultat i këtij operacioni, në Spille, u bë lokalizini dhe arrestimi i shtetasit J. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal". 30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy