Dy persona, 51 dhe 59 vjeç, kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Vdekjet janë regjistruar në Prishtinë dhe Prizren.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 234 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 2405 mostrave.
Prishtina i prin sërish listës me më së shumti raste ditore, me 109, më pas Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri.
Me dy vdekjet e regjistruara të martën, numri total i vdekjeve si pasojë e pandemisë ka arritur në 1528.
Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste, ndërkohë janë 6814 raste aktive.



