Të dyshuar për së paku tre vjedhje, “Universi” vë në pranga 3 persona në Tiranë

Të dyshuar për së paku tre vjedhje, “Universi” vë në pranga 3 persona në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Universi”, ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vjedhje prone dhe pasurie.

Të dyshuarit e ndaluar gjatë ditës së martë janë I. Xh. (D)., 35 vjeç, S. D., 20 vjeç, F. D., 19 vjeç, të tre banues në Bathore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Q. H., 31 vjeç, banues në Paskuqan.

Të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ditëve të fundit, në vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje banesash dhe biznesesh në zonën e Kamzës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të tre rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 27.02.2022, në rrugën “Demokracia”, në Paskuqan, dyshohet se kanë vjedhur në biznesin në pronësi të shtetasit I. D.;

Më datë 12.03.2022, në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. B.;

Gjithashtu, po më datë 12.03.2022, në rrugën “Shupenza” në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. K.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga të dyshuarit, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy