Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesditës së sotme në autostradën Vlorë-Fier.
Rreth orës 14:45, në autostradë 19-vjeçari Edvin Skëndaj, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Besnik Brakaj, rreth 50 vjeç.
Këmbësori si pasojë e dëmtimeve të marra, gjeti vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



