Vodhi bizhuteri floriri me vlerë 300 mijë lekë, arrestohet 24-vjeçari në Ishull Shëngjin

Vodhi bizhuteri floriri me vlerë 300 mijë lekë, arrestohet 24-vjeçari në Ishull Shëngjin

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteri floriri në një banesë në Ishull Shëngjin.

Sipas njoftimit të Policisë, i riu Marjolin Malaj është identifikuar falë kamerave të sigurisë, ku shihej duke hyrë në banesë gjatë ditës dhe duke marrë sendet me vlerë.

Vlera e bizhuterive të vjedhura përllogaritet rreth 300,000 lekë. Hetimet kanë zbuluar se pas vjedhjes, Malaj i kishte shitur bizhuteritë në një argjendari në Shkodër.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy