Policia e Durrësit ka parandaluar këtë të enjte vrasjen e një biznesmeni. Alfred Skonja, kishte planifikuar deri në detaje vrasjen por është arrestuar në flagrancë pak minuta para se të kryente krimin.
Policia ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e Skonjës ndërsa ka marrë në mbrojtje familjen e biznesmenit.



