
Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi kundërshtoi dhe për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë. Burimet zyrtare bënë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.



