Lezhë, mbetet në burg 39-vjeçari që vrau rapsodin dhe mikun e tij (VIDEO) 

Lezhë, mbetet në burg 39-vjeçari që vrau rapsodin dhe mikun e tij (VIDEO) 

Gjykata e Lezhës dha sot masën e sigurisë për Edmond Përdodën, 39 vjeç, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim. Perdoda ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". Në kuadër të një operacioni policor të koduar "Lalm i Ri", u bë i mundur kapja dhe ndalimi i tij ndërsa rezulton, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale "Vrasja", dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje", sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. P. (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S.

Edmond Përdoda është arrestuar në lidhje me vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni. Ngjarja në fjalë ndodhi në prill të vitit 2020.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy