Plagosje me armë zjarri në Tiranë/ Pula: I plagosuri shkon në spital privat për mjekim, autori në arrati (VIDEO)

Plagosje me armë zjarri në Tiranë/ Pula: I plagosuri shkon në spital privat për mjekim, autori në arrati (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Laprakës.

Siç bën të ditur gazetari Besmir Pula, Ervin Nela është plagosur nga Mario Nela, ndërkohe që ky i fundit, sipas policisë, pritet të vetedorëzohet së shpejti.

I plagosur ka mbetur Ervin Nela nga kushëriri i tij, Mario Nela. Ai ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga komunikimi që kisha nga Spitali i Traumës më është thënë që ai nuk është dërguar në Spitalin Ushtarak por në një spital privat afër Kamzës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit.

Poashtu sipas shefit të Krimeve, autori i krimit, nga momenti në moment pritet të vetdorëzohet.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar. Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. Nela, Ervin Nela, dhe Mario Nela, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Ervin Nela, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit G. Nela, dhe Ervin Nela, janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Mario Nela. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy