Del foto e atentatorit kryesor të masakrës së Lushnjes, Laert Haxhiu

Del foto e atentatorit kryesor të masakrës së Lushnjes, Laert Haxhiu

Ky është Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona.

Tvklan.al ka siguruar fotot e Haxhiut, të shumëkërkuarit për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit.

Më shumë se 30 persona, shumica dëshmitarë okularë të ngjarjes, janë pyetur ne polici për ngjarjen e rëndë.

Një nga këta dëshmitarë ka njohur si autorë të atentatit Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi, në vitin 2009 dhe si autor kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut.

Më herët, Policia e Lushnjes la të lirë Julian Sulën, i cili u paraqit në komisariatin e Policisë së Lushnjes për të dhënë deklarime mbi ngjarjen, si person që kishte njohje me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, dy nga atentatorët e dyshuar./tvklan.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy