Tiranë / 42-vjeçari qëllon me armë brenda shtëpisë pas sherrit me babain

Tiranë / 42-vjeçari qëllon me armë brenda shtëpisë pas sherrit me babain

Një 42 vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës për dhunë në familje, duke qëlluar me armë zjarri në banesë, por fatmirësisht pa shkaktuar pasoja.  

Mësohet se në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë të komisariatit numër 6, situata është përshkallëzuar pasi ai ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë.

Policia tregon se 42-vjeçari ka tentuar të largohet, duke përfituar nga errësira por është kapur pas disa orësh ndjekjesh dhe kontrolli nga shërbimet e policisë.

Po ashtu, është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën autori qëlloi në banesë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bulticë të Njësisë Administrative Vaqarr, në banesën e Sh. L., 64 vjeç.

Policia mori njoftimin se në këtë banesë kishte të shtëna me armë.

Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, R. L., 42 vjeç, djali i Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por 42-vjeçari ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

42-vjeçari me inicialet R. L do të hetohet më tej nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy