Pas njoftimit të ngjarjes në Vlorë, tri makina të tjera janë deklaruar të djegurua në qytetin e Elbasanit dhe në Krujë. Sipas informacioneve të Policisë dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Elbasa, si dhe një tjetër mjet është djegur në Krujë. “Në Krujë, në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç”, njoftoi Policia.
Ndërkohë, dy mjetet e tjera janë djegur në lagjen “11 nëntori” në Elbasan. “Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale”, njoftoi policia e Elbasanit.



