Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku sherri mes disa të rinjve sa nuk ka përfunduar në një vrasje. Drejtuesi i një mjeti luksoz, ka tentuar të përplasë një person që dyshohet se më herët janë konfliktuar.
Fatmirësisht, siç duket edhe në video, i riu ka shpëtuar nga goditja pasi disa barrierra në rrugë kanë penguar mjetin të lëviste.
Pas kësaj, dy të rinjtë që ndodheshin në rrugë i janë afruar makinës tek dritarja e shoferit duke e goditur këtë të fundit. Drejtuesi me mjetin luksoz është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet shkaku i konfiktit mes tyre.



