
Një 33-vjeçare me banim në Fier u arrestua pasi dëmtoi me thikë bashkëshortin e saj.
Në njoftimin e Policisë thuhet: “Gjithashtu, u arrestua shtetasja E. M., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, bashkëshortin e saj, shtetasin K. M., 36 vjeç”.
Ndërkaq një 35-vjeçare është zhdukur në Lushnjë, ku është larguar prej dy ditësh nga banesa.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares”, vijon njoftimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



