
Një i ri nga Lezha ka përfunduar në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli 2” pasi sapo ka konstatuar forcat e policisë ka hedhur nga automjeti canatën e dorës me doza kanabisi.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është konstatuar gjatë lëvizjes në lagjen “Kodërmarlekaj”, automjeti ku ishte pasagjer shtetasi Xh. D.
Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një çantë dore, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve proceduriale është arrestuar dhe vënë në pranga Xh. D., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



